Emër i shenjtë – Valbona R. Hadri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Emër i shenjtë
Nënë
Ti dritë shpirti që ndriçon në mua
Më bëhesh diell puth hënën në Ty.
Nënë
Ti ëmbèlsi jetè që pikon në mua
Mbetsha sy fëmije në gjirin tënd.
Nënë
Ti qê tjerrë natën e sjellë dritën
Mbetsha engjêll në shpirt tënd
Nënë,
Ti që botën ringjallë rreth meje
Mbetsh frymè që buron në mua.
Nënë
Ti që puthë jetën dhe lidhë plagë
Mbetsh dorè e shenjtè në mua.
Nënë
Ti që krehë fëmjët dhe udhën e drejtë
Dritë hyjnie tè paça pèrjetë.
Valbona R.Hadri
08.03.2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com