E luti – Valbona R. Hadri
E luti
Që t’i falte buzëqeshjen fytyrës së saj.
Ai përdridhej i spiralizuar duke u fshehur në guaskën e tij.
Kërkoj fjalët përkëdhelëse t’i ëmbëlsonte shpirtin.
Ai gjarpëronte me lëvizje për t’i ikur bisedës dhe zhytej thellësisë së liqenit të kaltêr.
Me fal dashurinë si herën e parë-tha vasha syshkruar .
Ta fala njëherë ,tashmë dielli ka përenduar dhe iku duke u mbèshtjellur rreth trungut të lisit plakë.
Ti i ikën rrjedhës së lumit. Valëzat e ndjeshmërisë së të qenurit femër kërkojnë përmbushjen e dashurisë .
E kotë lutjet e saj i mori veriu i thatë ,ku dhe e përplasi pa pikë mëshire në pellgun e mërzisë.
Rrjedha e rrugëtimit të lotit duke ngarendur kalimthi tha se pas një Dimri vjen një Pranverë.
11.04.2021
Valbona R.Hadri