August 2, 2024

Pa motër e dadë ! – Haziz Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

P a m o t ë r e d a d ë !

Kot këndova kur isha i vogël.
Këndoja pranë nanës
me fuqinë e shpirtit
Kisha mall për motër e dadë.

Nëna më shikonte e tronditur;
Bir unë nuk pata as motër e vëlla.
Kur isha foshnje babën e vranë.
Nëna më rriti me mundin e rallë.

Shpirtërisht u trondita……
Kur edhe burrin ma vranë!
Me ju tre djemtë e mi si drita
Mbeta e vejë përgjithëmonë.

Kishim dëshirë
Të gëzohemi me vajzë.
Kush ka vajza
Botën e ka të lumtur përballë.

Arturinë ky emër….!
Mbet pa u shpallur.
Kështu e deshi fati,
Të rriten djemtë pa motër e dadë.

Mynih.21.04.2021.Haziz Hysa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com