Pyesni fukaran?! – Luan Kalana
PYESNI FUKARAN ?! – mesazh dite
-Qejfe-qejfe dhe Halle-halle kjo dynja,
ca këndojnë hedhin valle ,të tjerë vajtojnë,
për ata që na iknë nga pandemia bela,
ca me bukë e kripë,ca lozin me bakllava,
ku ta zemë fillin e ku ta lemë lëmshin,
të ngrejmë kokën,Bota mos na qeshin më.
-Le ta pyesim më mirë fukaranë ai e di halle
që punon me mundime , ditë e natë ,
për një kafshat të rritë kalamanjtë,
ai do djersën e tij e të jetë i qetë.
-C’thonë Nënat vajzat e gratë?
të kujtojmë refrenin e Cajupit,
pika që s’u bie se nga gratë rojnë,
burrat e djemtë të kthehen në shtëpi.
-Endërrat e të rinjve e të rejave,
t’i bëjne të gjalla në Shqipëri,
shkollat e punërat mos mungojnë,
vendi ta kthejmë në turizëm,ta kenë zili.
-Fëmijve mos ia prekim buzëqeshjen,
covidin ta shporosim ,ta largojmë,
lodrat mes tyre mos i harrojnë,
në shkolla te mësojne e të lodrojnë.
Halle -halle,qejfe-qejfe kjo dynja,
partitë po hahen,grinden në zgjedhjet,
të rrëmbejnë për vete,“fronin”e mbretit,
na ngopet me politikë,se na latë mjeranë.!
@ Lumeka.