August 7, 2024

Reflektim – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Reflektim

S’kemi pak po 30 vjetë që i biem një melodie
Fyellit i hapëm një vrimë,edhe dihet se si bie
U lodhem e u mërzitëm, fillin dotë nuk ja gjetëm
Për një formulë qeverie,si çdo herë në klasë mbetëm

Një parrullë në 91-in,Shqipëria si Europa
Ku e dinim ne të shkretët se rruga ish plotë me gropa
Nëpër rrugë qorre na futën,herë mbi rrugë,herë nën rrugë
Se në krye të kopesë,kishim një tufë me kukudhë

Njerëzit morën arratinë,ca nga deti ca nga mali
Iknin natën,iknin ditën pë një kore bukë nga halli
Kush ishte më fatë lumi,s’binte në dorë të ushtrisë
Kush ka rënë në dorë të dreqit,punën e ka pasur pisk

Sa kanë humbur nëpër male,sa janë mbytur nëpër dete
Oratorët e kësaj ane bënin luftë për pushtete
Fqinji që kemi në jug,mbi shqiptarë bënte kërdinë
Për një prift a për një murg,gati digjte Shqipërinë

Nisje rrugën për kurbet,me një trastë supit hedhur
S’dihet në vije i gjallë,a vije si cjapi i tredhur
Pati plotë të pafatë, që s’u kthyen mbrapa kurrë
Fëmija mbetej jetim dhe gruaja mbetej pa burrë

Shume të tjerë në biruca,thyer nofulla e dhëmbë
Ca të tjerë të sakatuar,pa një dorë a pa një këmbë

Mbemë si malli pa zotë a me ca palo çobanë
Kopeja hiqte e vuante,për ca gjela në Tiranë
A do shkruaj historia për të gjitha këto qamete
Apo gjelat e Tiranës,i kanë mbush faqet për vete

Kush kujton 97-ën,kur vendit seç ju vu zjarri
Dhe na theren e na ropën, bile na ropën së gjalli
Për dy tri koka të nxehta,u vra vëllai me vëllanë
Pa krijuan banda,çeta ,ca hajdutë e sharlatanë

Vendin e ndanë në dy pjesë,kërkonin luftë civile
Kta banditë e të pabesë,popullit ja panë me hile
Po çuditej bota mbarë se kish parë e nuk kish parë
Që po vrit vëllai vëllanë,për ca palo pushtetarë

Qenë me emër e mbiemër këta horra e kodoshë
Po ne si “popull i zgjedhur”,i hodhëm sërish në qosh
Erdhi bota vuri paqen,na uli me këmbë në tokë
Ne zakon kemi kopaçen se mendje s’kemi në kokë

Me pahir e gjetëm fjalën,e bëmë prapë me votë
Veçse çdo shtëpi e lagje,ishte mbushur me barot
Premtime e fjalë të ëmbëla, trasta ishte mbushur plot
Në një krah e bukur ëndërra,në një krah vaj edhe lotë

Si pa ndier shkuan vitet,gjarpri vjetër ngriti kokë
Djalli na u kthye në ëngjëll,erdhi dhe u fut në shportë
Populli si bagëtia,se pyet kush se kë do zot
Një e shet e një e blen,një e vjedh e nuk u ngop

Hiqemi si popull trim,po jemi lepuj të butë
Shihni si u katandisëm, për të mbledhur në një futë
Po na tërheqin për hunde, po njësoj si dhe ariu
Sa na tund këmbët padroni,nuk dihet më frymë njeriu

Çfarë bëni more të marrë, koteci po mbetet bosh
Ikën zogj edhe këlloçka,kanë mbet vetëm ca kaposhë
Ju që shkoni mbas parasë,si mizat mbledhur në mjaltë
Po na shuani rracë e farë,a da mbushni me afganë

Do t’ju gjykojë historia, jo e jona po e “miqëve
Do thonë që ka qenë një popull, që emrin e kishte shqipe
U shuan se s’panë zot,emri mbetur si relike
Si zogjtë e korbit shpërndarë, edhe sot e kësaj dite

Emri juaj do mallkohet, nga i pari te i fundit
Nga zogjtë e shqipes shpërndarë, nëpër dherat e askundit
Do tu mallkojë perëndia,fis e farë do t’ua shuajë
S’ka ç’ju duhet pasuria, asnjë s’do ta trashëgojë

Prandaj shpejt thirrini mendjes,thirrini sa s’është vonë
Sepse vaji i kandilit, sa po vjen e po mbaron
E do thuhet në gojëdhëna, se ka qenë një komb i vjetër
Po e pat të keqen brenda,se zot pati ca lugetër

Grushtin që kërkoi Migjeni, Populli da gjejë një ditë
Ku do shkoni,ku do veni,brimë e miut s’ju mer të gjithë
Po vjen dita e gjykimit,dhe tërmeti do t’ju shkundi
Do t’ju zerë të gjithëve brenda, nga i pari te i fundit

Ditë e re që do agojë, do jetë plotë me diell dhe shpresë
Ju s’do jeni ti shikoni,thellë varrosur në harresë
Faqe zezë e historisë, do të jeni jetë e motë
Se një popull e një komb,e mbytet në vaj e lotë

Flisni mendjes e bashkohi,leni përrallat me mbret
Flakni tutje mbeturinat, çdo të etur për pushtet
Se sovrani foli qartë, veçse ju nuk e dëgjoni
Keni korrur,ç’keni mbjellë, tani s’dini ç’fare kërkoni

Leni bandat,leni çetat,ju të eturit për gjak
E provuam 97-ën,mos doni ta ktheni prapë
Kujt i ka marrë koka erë,të ndez zjarr ndër shqiptarë
Do të përfundojë në plera, qoftë i fundit a i parë

Vlorë 29.04.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com