Re të dendura – Nexhat Rexha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Re të dendura
Horizonti me retë sjellin shiun
Kur zjarrmia mundi vdekjen
Si pikturë e vendosur në mur
Me pamjen e krisur tmerrsisht
Në galeri metalet shkëlqejnë
Bashkë përkëdhelin kuvendimin
Për stolitë e marra peng
Në pakthim të çmendurisë
Mallkimi nuk nxiton arenën
Pa gropusur në thesaret e ruajtura
Në memorien e kafkave të balsamosura
Retë rëndojnë me shiun në shenjëtrim
Si këmbim të simfonisë trazuese
Kur rrufe flakron zemrën e ngujuar
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com