August 4, 2024

Si një pranverë… – Rrahim Billa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Si një pranverë…

Në ketë orë të vonë…të shenjtëruar.
Ku çdo gjë ka rënë…thuajse në qetësi.
Ca vargje nuk flejnë…më kanë mikluar!
Dhe ja ku po merr jetë…një tjetër poezi.

E shtrenjta Muzë , e bukura… ” s’më le rehat ”
Ca fjalë të ëmbla…ngadalë m’i pëshpërit!
Privilegj për mua…që e pata ketë fat.
Që të shkruaj vargje…vjen pranë e më nxit.

Mos e pandehni si një çudi…një poezi.
Horizonte të mjegullta…t’i kthjell , t’i çartëson!
Është si të ndezësh…në errësirë , një qiri.
Të çlodh e nga vuajtjet…shpirtin lehtëson.

Të keqës i shpall luftë…i bëhet barikadë.
” E mbërthen ” , që tek të tjerët…të mos kalojë.
Rrugën e jetës , të ndrit…të ecësh nëpër natë!
Për vlerat universale….bëhet mburojë!

Ajo si një pranverë…ka fuqi magjie!
Të mban larg nga urrejtja , dhuna e prapësitë.
Larg prej drogës vrastare e çdo marrëzie.
Të bën të pamposhtur…në luftë me padrejtësitë.

22 / 7 / 2021
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com