August 6, 2024

Në do të jesh poet…-Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në do të jesh poet…

Nuk e di, nëse jam një poet,
Po e di se i varfër jam shumë.
Zgjuar rri me ditë e me netë…
As më vete mëndja jo, të bëj një sy gjumë !

Po, po i varfër pra shumë, jam unë një poet…
Me njërin gjep të grisur, tjetrin…pa arrnuar !
Një çerapë të kuqe…një tjetër të zezë,
Një krahër të vjetër, prej kohës harruar,
Dy këpucë, të njejtes këmbë, miqë më zini besë…!

Dhe ashtu si thnegla, për herë në udhëtim…
Me shkopin lakuar, gati të bërë hark,
Me yjet dhe hënën, kurrë pa pushim…
Natën edhe ditën, botës rreth e çark !

Me një trastë mbi shpindë, një
copë buke të vjetër,
Me hallet e mia dhe gjithë botës bashk…
Me një laps të hollë dhe një copëz letër,
I lodhur, i tretur…gjithë lëkurë dhe asht !

Kështu e ka poeti, me shpirtin sa një shkëmb…
Nëse ju të dashur ua do këtë zemra,
Ka dhe një rrëmojsë, po s’i bie gjë në dhëmb !
E zemrën të madhe, po janë shumë të rrallë, kur i zë në emra !

Musa Dushica
22 Gusht 2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com