August 9, 2024

Kemi kemi – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kemi kemi

Kemi edhe një çast fluturak
e asgjë më asgjë
ma jep dorën
ta kapërcejmë këtë përrua të thellë
përtej hijes së errët të kërcejmë
vallen e përjetshme të dashurisë
ma jep dorën ma jep
rrimë afër e më afër
prehemi në krahët e dëshirës së zgjuar
për pak prehemi për pak
sa ka një çast një çast
pastaj nuk kemi më shansë
dhe nuk ka më dilizhansë
as pluhur nuk çohet kund
as pluhur qe besa
as nuk shihet kthesa
e humbim dikund përtej të gjithave
përtej dritave humbim
as sytë e tu më nuk shndrisin
veç errësira andej ngërdheshet
ma jep dorën ta shtrëngoj edhe pak
ta zëmë këtë pak çast
le të zgjat mundësisht le të zgjat
i bukuri i fundit i mbetur
në zgripcin e rrënimit
edhe një tërmet shpirti ta përjetojmë
sa krejt stinët e shtruara me bukuri
le të jetë ky imazhi i fundit i fiksuar
le të ndodh pastaj përjetësia
le të ndodh ashtu hollë-hollë
krejt le të ndodhë
as ti s’do të kujtosh gjë
as unë s’do të kujtoj gjë
as mollën e kuqe në buzët tua
atje në atë përrua të thellë
ku prehet gjithçka në të errët
ku mbaron e s’fillon gjë…

27 gusht 2015,Prizren

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com