Mos të harrojmë – Fetah Maliqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MOS TË HARROJMË
Mos të harrojmë
Vjetorin e rënies,
O vëllezër e motra
Të rinjë e të reja
Ne ti përkujtojmë sot.
Kosovë, në mendjen tonë
I madh nga dhembja, krenaria,
Sa shumë derdhi gjak
Ky popull!…
Mos të harrojmë
Nga një lulë te varri
I sjellim me respekt e krenari,
Me meritë e shembull të lartë,
Kur s‘u kursye kaq gjak!
E kanë hak…
Dhe e kemi detyrë hyjnore
Të mos harrojmë,
E amanetet kaq shembullore
T‘i shpiejmë në vënd…!
16.04.22
Gjilan
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com