Mburojë për jetën – Ildije Xhemali
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MBUROJË për JETËN
30 Shqipe, kalorës jete
Morën udhën fluturim
Gjaku ynë ,Engjëj shprese
“Shpëtimtar” misionin im
Kështu than’ e u ndan
Me familjar’ kolegët mbar’
Të kalitur, të sprovuar
Betuar: “Mison mbaruar”
Evropë, je dhe e jona
Na ke thirrur n’tjera kohra
Gjakun kemi falur për ty
Hedhur n’beteja pa një, pa dy
Bijtë tanë bluzëbardhë
N”kontinent në çdo anë
T’papërtuar e shkencëtarë
Si dje: perandor’ kardinal’
Në nderim të 30 bluzave te bardha që shkuan
në ndihmë te popullit Italian.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com