Ta marr – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TA MARR
Një fije floku sot
Nga qerpiku I syrit tënd
Ta bëj një litar të gjatë
Sa një lumë
E mbi të
Vigun për shatë ura
Në një urë
E nga kjo thellësi
Ta nxjerr një zë
Kryefjalë
Rresht t’i bëj fjalët
Si ushtarët në kufi
Ta marr…
Edhe prillin në varg
Ta thej
Heshtjen e natës
Me ëndrrën e puthjes
Për një lirikë
Ta marr …
1.4.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com