August 15, 2024

A duhet ta shohim jetën me sytë e zemrës…!? – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

A DUHET TA SHOHIM JETËN
ME SYTË E ZEMRËS..!?

Kur ajo të çfaqet
me lloj lloj gjërash a fenomenesh
çdo ditë na servir para sysh..!!
Këtu lind pyetja, pse poetët mendohen
netëve më shumë,
kur janë qënjet, më të ndjeshme
përballur me një realitet…
Duke kaluar caqet e imagjinatës
tek shpirti njerëzor i gjallë
fshihen ëndra, pa fund
lënë jetës në harresë..
Apo lindin dëshira, ditëve
kur pluhuri i kohës i mbulon
me një vello të hirtë..
Vjen një stinë e bukur, shpirti rizgjohet
nga gjumi letargjik dimëror..
Është flladi i lehtë mëngjezor
pastron këtë shpirt të ndrydhur
natyra duket e qeshur, kur lulëzon…
Njerzit e shohin, sa shumë gëzohen
zemrën detyrojnë, të hapë dritaret e mbyllura,
nga netët e zymta,
të hyjë drita e diellit, zbritur qiellit,
larguar atë trishtim..
Çdo kush nga ne do kishte dëshirë
të realizonte ëndrat e bukura
ditëve pranverore plot lulëzim…
Jemi kalimtarë kësaj jete
realiteti na vjen në kundërshtim
me dëshirat tona,
shpesh bëhet pengesë e fortë
për të realizuar, gjërat më elementare,
Jetën duam ta bëjmë, më të bukur
për vehte dhe të tjerë..
Duke fshirë ato grimca të shëmtuara
që e bëjnë imazhin tuaj të stresuar
Kur goja koska ska, por ato i thyen
mes fjalës të hidhur, nxjerrë pa menduar…!!
E ardhmja kërkon çdo ditë, këndvështrim
duke mbajtur hapur, dritaret e zemrës
do shohim më lehtë si hyn drita e diellit
Tek zemrat e tjera do dallojmë
si rrjedh gjaku i pastër, në vena e kapilarë
Rrahjet e tyre do dëgjohen në çdo kohë
mos lihen të ngrysura, kështjellës shpirt..
Ecja udhës jetë, kërkon përkushtim
këmbëngulje në realizim, ëndrash
Kur shohim me sytë e zemrës
ndjejmë realitetin, brenda vehtes
Dëgjojmë tik taket e saj, si moto
për ecjen përpara, në udhën pa kthim…
Me kalimin e viteve, mbase vjen si nostalgji
Kur mosha se harron, zemra e ndjen
Shpirti kërkon përsëri,
atë ajër të pastër me oksigjen, si një fëmi..
Kur natyra me hijeshinë e saj,
na e dhuron, pa interes..
Është bukur të jetosh, o njeri..!!

Floriri Z Petra
Belleville, New Jersey
April 14th, 2019
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com