Ani ani halla Fanë – Mentor Thaqi
ANI ANI HALLA FANË
Paska folë tezja Fanë:
Haj medet për burrat tanë,
për gra t´huaja çka nuk thanë,
athua të vetat a i panë?!
***
Ah qe besa mori teze,
po i hamë fjalët për meze,
budallakia nuk paska shkallë,
tash prej tezes u ktheve n´hallë!
Jo qe besa oj halla Fanë,
as sivjet jo nuk i panë,
të huajat shihen gjithqyshë,
për të vetat janë çorru syshë!
Ah moj hallë, mori hallë,
jem qëllu bukur budallë,
uji po shterret ne tuj u mbytë,
thua që kemi një AtDhe t´dytë!
Pasha Zotin e pasha nderin,
mirë e lozim bim-beterin,
jemi popull SUI GENERIS,
sikur mace ndiqemi pis-pis!
Ah të mjerët ne për veti,
si pushteti e si mileti,
as pesë pare bre, dinjitet,
që sall emni shtet don me mbetë!
Ah e mjera mo halla Fanë,
edhe për ty moj çka nuk thanë,
sall që e fole të vërteten,
cuba e helaçe po ta nxijnë jeten!
…
Mentor thaqi
13 Prill 2020