August 5, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ILAQË për HELAQË
( Ripostim pasi çë te ne e për ne nuk po përmirësohet asesi ! )

Avni A. Neziri

Sapo gdhimë
ikën vegza
shqye thesi
hapë e shkepë rrethi
as mbrëmja as mëngjesi
pak mëndja e interesi

bë e ndërrue
pak qarë, pa kujtue
shytun e zhytë
brirë thyer, shytë
gati me i nxjerrë sytë
as largue as avytë

n’tren për nji ven
njitet e bjen
nuk shko as nuk vjen
bishtnuem lagun n’llafe
ko’knë sjell e kthen
dritën mbrapa len

si të t’mbesim
o të vdesim
rrëmbyem, kurdisim
lam tjerq’t e plisin
muhabetet e meshlisin
kah t’mbajmë ku t’ja nisim.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com