Mos më quaj – Lumni Nimani
Mos më quaj
Mos më quaj tekanjoz
E vet fsheh gjëra nën rrogoz
Me t’vërtetën mirë po lozë
Me gënjeshtrën i bëre bozë.
Kur më godet me ironi
Fajin tënd ma hudhë ti mua
Sikur asgjë unë të mos di
Ç’të keqe bëra, vallë s’më thua?
Më shumë respekt ka sot i ligu
Se sa nderohet shoku e miku
A është më i ëmbël rrushi a fiku?
Më i mirë është legeni a ibrigu?
Më vlerë sot ka një gënjeshtar
Një mashtrues a një matrapaz
Se sa një mësues e një arsimtar
Para botës u bëmë horë e gaz.
Pak ka mbetur nga dinjiteti
Të vërtetës i ka humbur lezeti
Secili këqyrë sot veç për veti
Ku na mbeti nderi e muhabeti?
Plaku i urtë e me plis që ishte
Dëgjohej me ëndje nëpër oda
Gëzonte respekt edhepse rrymë s’kishte.
E sot s’po dijmë me gjithë këto shkolla.
Në plan të parë është dinakëria
Janë rritur smira dhe xhelozia
Pa interes nuk të duan as fëmija
Ku është mirësia dhe dashuria?
Me besë e nder që ka shqiptari
Si ndaj shokut dhe ndaj mikut
Për atdhe është gjithmonë i pari
Tok i bashkuar kundër çdo armikut.
Kulturë e traditë të lashta sa deti
T’i duam e vlerësojmë se janë thesar
Respekt e dashuri për njëri – tjetrin
Rroftë bashkimi ynë kombëtar!
Lumni Nimani
25. 04. 2020