Poeti – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
POETI
Gjunjëzohet si Naimi
Për hyjnoren flokëderdhur
Që tund flokët nëpër rrugë
E fjalën që nuk e dëgjon
E bëhet rebele
Në vargun e lirë
Poeti ka udhë të gjata
Që kapërcejnë edhe ëndrrat
Kur e prek malli lirik
Gjunjëzohet para dhimbjes
Që e shtrëngon si me darë!
Oslo, më 4.5.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com