August 9, 2024

Ku ishit komshi…!? – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

***TË ISHIT KOMSHI***
Kush nuk kish dëshirë..!?

Shikoj sytë të shkëlqejnë
si xhame me ngjyra kristali
në këtë fotografi…
Fytyra ndriçon me reze ultraviolet
sa bukur qëndron karshi..
Filxhanin e kafesë në dorë
sa bukur e mban
dhe pse jemi larg, heshtur
Buzëqeshjen tek ne shpërndan..
Ç’të duhet duhani,
ty moj naze madhe..!?
Mirë e ke kafenë, kur e shijon
qeshur në shpirt po ri,
me një kukull ngjason..
Çdo njeri ka halle, a e kupton..!?
Ti rruan sekrete, me ne kur bidedon..
Sa gjëra nuk i dimë,
por koha i tregon..
Ah, moj vajzë e vogël,
mos ke rrënë në dashuri..!?
Nuk le ditë pa rreshtur,
duke shkrojtur të bukurat poezi..
Është e drejta jote, nuk të paragjykoj
sa herë të mirën, tek ty dëshiroj
Sa zbardh agimi,
si në ekran na del
me fjalët e ëmbla, lehtë përkëdhel…
Je njëshi në këtë miqësi
kush nuk kishte dëshirë
Të ishit komshi…!?
Ezmerkë plot lezet me kripë
prandaj mburet miqësia
për nurin e bukuritë,
Kur të flasin sytë…!!

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
May 3rd, 2019…
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com