August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Tradhëtarja Muzë
Izoreha
Maj/2020
Tiranë

Ka kohë, më ka braktisur muza
Nuk e di pse, nuk gjej shpjegim
Vallzojnë vargjet deri tek buza
Sakaq zhduken, në harrim

Natën, vjen fshehurazi, me ngacmon
Si purtek më bënë të dridhem
Mëngjeset shtrydhē, asgjê s’pikon
Nuk di kjo muzë pse më përvidhet

Mbi gjethe, puthjet e shiut derdhen
Ngërcin e ngurtë nisin e tresin
Vargje pa rreshtur nga shpirti gjerben
Dalje nuk gjejnë dhe shpirtit mbesin

Edhe muza qënka vrastare
Vret vargje pa lindur, i le pa emēr
Nuk di, por dhemb t’a quaj tradhētare
Sepse edhe muza, si unë, është femër

Izota Rexho Haruni

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com