August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dy dashni

Ah Shqipni e dashtnja nanë,
N’shpirt për ty kam shumë mall…
E nga malli as drita s’më duket mâ dritë…
Kur s’prehem n’tandin gji…
sikur terri m’rrin praruem mbi sy.
Ndër andrrat ma t’bukura n’jetë,
ishte liria, e bashkimi Kosovë – Shqipni…
u treta dhenash t’huej…
Shpirtëzova t’vetmen dëshirë
Për Toskni e Gegni e
Nanëmadhen Shqipni, me bijën tane Dardani
Eh…
Sikur t’mos mjaftonte ky mallëngjim…
tash dhe një emer tjeter,
ka malli im…
Për nji vashë sybukur atje,
tej n’Arbni..
– tanden bijë…
Syni kohësh per tâ po m’kjan…
Sikur rând m’ndjen toka këtu…
Vetem trupin kam n’këto vene…
Ah …
Pran t’bukurës teme …
Aty due me kân
se dejesh kemi një gjak..
e Shqiptarë n’gjen, ndaj tretmë o Zot
nga kjo e tokë e mallkueme!
T’rrnoj aty,
ku balta asht,
ma e amel se mjalta,
e ku, krahehap m’pret,
e mira – flokëarta.

Lumni Nimani
18. 05. 2020.
Straubing – Gjermani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com