August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ËNDRRËS I JEP JETË!

Ju…….
Ëndrravrarë
që dritat e shpresës keni fikur,
kalvarin e jetës tërhiqni zvarrë
nëpër errësirë,vdekjen duke pritur!!!
Ju…….
Skllevër te nënshtruar
të Vrasësit të Ëndrrave..,
s’e shikoni Dritën mjeranë të verbuar?!
Dilni nga skutat e dëshpërimit,
mjaft I kënduat mjerimit,
ëndrrës së vrarë,
shkallmoni vargonjtë e skllavërimit,
te gjithë tok, te Dritës flamurtarë…
Drita nuk është dhunë,
nuk është grusht urrejtje që godet,
Drita është Dituri,
Dashuria që jep jetë…
Prej mijëra vitesh na flet Historia
dhuna,mizoria pjell dhunë e mizori,
në llumra urrejtjesh mbytet njerëzia,
rrokullisen sisteme, vdesin ideale,
akoma më i egër sistemi i ri…
Vetëm DITURIA sjell prosperitet,
DASHURIA jetën, të ëmblën lumturi
DRITA çjerr errësirën ..,
dhe ëndrrës i jep jetë…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com