August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poet i zemrave

Edhe poezinë për ty do e filloja prap nga e para
E do të shkruaja ditën dhe do të shkruaja natën
Prap nuk do të merrja pjesë në konkurse e gara
E dashuria e zemrës mbanë gjallë imagjinatën

Vitet shkojnë por vargjet e mija nuk do të treten
Për dashurinë e zemrës që çdo ditë vjen e rritet
Jeta është e bukur kur vitet numra nuk mbeten
Dhe kur dashuria lulëzon nuk kanë rëndësi vitet

Do shkruaj derisa kjo zemër një ditë të pushojë
Por kurrë për tu futur në ndonjë listë të emrave
Dhe sa të dua unë ty, mbarë bota le ta kuptojë
Ndoshta mbetëm në kujtesë si poet i zemrave

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com