Muamet Tartari i Horës – Arbi Leskaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Muamet Tartari i Horës

Festen e bardhë të borës,
Palë mbi krye e ke vënë,
Muamet Tartari I Horës,
I Vranishtit gjëmim-rëndë.

Nuk e njeh hapin e lehtë,
Veç për mikun në vënd ndale,
Kur takohesh me poetë,
Fluturon si në valle.

Fluturim në gji të këngës,
Fluturim një jetë të tërë,
Ti dhe forcë nga forcë e zëmrës,
Buzëqeshur, kurrë I vrërë.
Vargjet burim idealesh,
Nëpër breza i përcolle,
Aromë fushe, erë malesh,
Nëktarin e prillit mblodhe,

“Nena labe heroinë”
“Shpata jonë gris fermanë”
Ajo valle vetëtimë
Si fishek në gjerdanë.
Theu skema te mëdha
Burrëria vranishnjote
O bo, bo e a pa paa…
Gjëmimtarja nëper mote.

O, i thinjuri në këngë
Lezet I sofrës bujare
Gurë nga gurët e rëndë,
Zemëra sa tre behare…

Arbi Leskaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com