September 15, 2026

Rrugët e boshatisura – Ramiz Kuqi

Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

RRUGËT E BOSHATISURA

Shpirti është mbyllur në karantinë
Dëgjon veç cicërima zogjsh
Këto rreze dielli sot
Që zbresin pingul mbi heshtje
Që ka mbërthyer çdo gjë
Veç rrugës derdh flokët muza
E ndjej se do të vijë sonte
Si një sorkadhe
E lodhur
Rrugëve të boshatisura
Kërkon një fole
Të bëj një sy gjumë
Me vargmall të ri
vdekjet
Janë bërë lajm dite
Orësh!

6.4.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com