Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dua…

Unë dua ta shoh
Gjon Buzuk-Shqiptarin
Dhe dua ta pyes
Ku e shkroi “Mesharin”

Dua ta takoj
Edhe Pal Engjëll-Trimin
T’ma thotë me gojë t’vetë “Formulën e pagëzimit”

Dhe Pjetër Bogdanin
Ta takoj unë dua
“Çetën e profetëve”
Ta pyes si e ka shkrua’

Pjetër Bud-vjershtorin
Dua ta takoj
T’më tregoj ai mua
Cili e tradhëtoi

Edhe Sami Frashërin
Dua që ta shoh
Për “BESËN” shqiptare
Diçka të më njohë

Bilbilin e Shqipes,
Naimin e Madh
Dua ta takoj,
Se zemrën ma ngjall

Dua që ta pyes
Diçka për ATDHEUN,
Për LULET E VERËS
Dhe për SKËNDERBEUN

Me Filip Shirokën
Të takohem dua
T’m’njohë me “Dallëndyshen”,
Vallë ku ka shtegëtua’

Me Hil Mosin, miq,
Me këtë burrë shqiptari
Dua t’bisedoj,
Si duket tradhtari

Dëshiroj t’takohem
Edhe me Asdrenin
“Rreth flamurit t’përbashkuar”
Ta këndojmë refrenin

Edhe me Migjenin
Kisha dashtë të takohem
Por nuk pata fat
Se u dogj para kohe

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com