September 15, 2026

Do vijë një ditë… – Besnik Memelli

Besnik Memeli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DO VIJË NJË DITË…

Do vijë një ditë kësaj bote ti themi lamtumirë
do zoti i madh të na mbajë radhën me moshë,
atëhere kur ne mbi këtë dhe të jemi fshirë
nuk kemi më kujt ti kërkojmë lëmoshë.

Ndaj sot o njeri bëj vetëm mirë në këtë botë
se nga e mira s’të gjen gjë, veç të mira të vijnë,
kush bën keq do përgojohet e kur të mos jetë
kush bën mirë habere të mira do ti mbrijnë.

Besnik Memelli
08.06.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com