Atdhe Ti je vec Dashuri – Lindita Kurti Mema

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Atdhe Ti je vec Dashuri.

Atdhe.
Një trung me rrënjë të thella
sytha sapo çelur, nëpër botë
gjethe të zverdhur e të rëna
i sheh me dhimbje, e si duron dot

Atdhe.
Ti je vec dashuri
ku gjaku i bijve u derdh litare
për Ty flas me krenari
i them botes jam Shqiptarë

Te falja pak rreze drite doja
të shohësh bijtë veshur në zi
hua dhe qiellit do ti kërkoja
hapësirën të qëndrojnë tek ti

Zeri të dëgjohet, të kthehem në atdhe
te ulem në prehrin e nenes time
të mos therrasi”bir ku je”??
sa herë në shpirtin e saj, ndjen dhimbje

Atdhe
Si nje pëllumb i bardhë dua të ngrihem
ti përulem tokës, e mallkuar
e lirë si shqiponja dua të ndihem
se po humb rrugen e orientuar

Atdhe
Si emigrant të shoh plot ngjyra
dhe pse tek ty shumë rrallë kam qënë
atje kur vij më ndrin fytyra
dhe pse ngjyrat s’ti kanë vënë..!!

L. K. Mema

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com