Xhaketë e vjetëruar – Sehit Beluli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Xhaketë e vjetëruar.

Veshur me mantelin rozë të dashurisë.
Ndier kënaqësi prej saj deri në shpirt.
Si gjë me vlerë të veçantë të shtëpisë.
Ruajtur për merak për me mos e gërvisht.

Mirëpo nuk është e gjitha në dorën time.
Sepse rruga nuk është e gjitha e shtruar.
Por ka edhe ferra mbi e nën kalime.
Që e grisin e çjerrin dhe e bëjnë për tu arnuar.

Agjentë atmosferik e rrezet e diellit.
Veprojne mbi to duke i zbardhur të gjitha.
Ja heqin ngjyrën e prishin dhe cipën.
Duke e bër të pavlerë thesarin që kisha.

I prekur jam sepse timen e doja.
Isha dashuruar me atë çka ish dhuratë.
I hidhëruar qëndrova sepse nuk e meritoja.
Por tani një tjetër do të më rrijë për shtat.

▪ Sehit Beluli dt 20/11/2020 🇦🇱🙏

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com