September 15, 2026

Rrugët e jetës – Silvana Cekici Rodi

Silvana Cekici Rodi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Rrugët e jetës

Në rrugët e jetës ecim papushim
Shpesh herë rrëshqet dhe,rrokullisen dhe gurë
Të papërshtatshme këto rrugë
Të mbuluara me llum
Por ja një shi i rrëmbyeshëm ,i papritur
Zbret nga qielli gri ngjyrosur
U pastruan rrugët nga balta dhe pluhuri
Gurët i shtypi buldozeri
Rrugë të kalueshme ku gumëzhin jeta
Ecim dhe lëmë gjurmë në rrugë të pastra
Ku grija e qiellit u vesh me ngjyrat e ylberit
Rrugëve të jetës të shoqërojnë rrezet e diellit.

05.12.2020
S.R.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com