Më bën zjarr! – Kujtim Oshafi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më bën zjarr !

Me krahë shqiponje fluturoj në qiellin gri të mëndjes time
Më bën ti që të eci fort në ato më të bukura kujtime

Kur rrugën humb dhe dot se gjej ti më drejton
Më bën zjarr e më bën prush e flakën tënde prapë duroj

Ti je ajo që s’më le kurrë në kohë të turbullt
Nuk di as vetë sa shumë më dhëmb për kohën e humbur

Ajo kohë që kishte akull ta zërë dielli ta përvëlojë
Ti je gëzim në qiell të hapur dhe ky gëzim kurrë mos shterojë !

Kujtim Oshafi -Skoci

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com