Këndojnë për ju..serenatë poetike – Luan Kalana

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KENDOJNE PER JU…serenate poetike

“Besoni,poetet bëjnë “vaksina Vargje”, të luftojnë me shpirt Pandeminë.”-L.K.
-Pafundësi hapësirash tokësore ,
bota e pasur shpiretërore e poezisë,
galaktikë, planetesh e yje,rreze drite,
dashuria njerëzore e gjithësisë.
&
Kur shkruaj vargje, një vjershë,
më vijnë muza pa mbarim,
veten e shoh si në ëndërr…
fjalët më rrjedhin si ujëvarë..
&
Hipur mbi kalë a mbi retë,
i pirë ,i bërë sarosh xurxull,
i dehur nga lajkat e reketë,
mendjen e kam të kthjellët.
&
Si qenka kjo muza virane,
të vjen pa prtiur, pa ftesë,
të sillet mendja vërdallë..
sikur derdhen butet me verë
&
Ti këndon a qan,
lotët i derdh në vargje,
digjesh si nje drithërosh,
margaritere i bën fjalet.
&
Poezia, ndjenjë e shkruar me fjalë,
dhimbje nga shpirt i thellë,
të vlon në gji,zjarr si llavë,
s’është zeher por mjaltë e dashuri.
&
Kur ndjenja bëhet fjalë ,
fjala njgjallet në art,
arti shndohte në varg,
tekst,melodi,kjo është poezi.
&
S’ka si vargu i popullit,
lëng i shelgut të zallit,
kështu më pëlqen, preferoj,
stil im modern,të jem origjinal .
&
Të bësh poezi,s’eshtë lehtë
është talent, art ,mjeshtëri,
te shkruajme persembari,
fjala të rrjedhë si përroi i malt.
&
Më mirë të bëj kala,
mos bëj avlli,gur mbi gurët,
ti ve notat në pentagram,
të skalit, të lëmoj fjalët..
&
Poezia kërkon e një llustër
sherbet si kremi mbi tourtë
me mistri e me furçë.
të shndrise si meremer,..
&
Fjala është art,ilac dhe shpresë,
shpirtin ta ushqen të njgjall,të qesh,
poezia është bukë ,maja e brumë
burim jete që s’shteron kurrë.
&
S’janë çudira,janë mrekullira ,
bota e madhe, pa kufi e poetit,
lum kush ri në këtë galektikë,
në kashtën e kumrit mbetet yjni.
&
Janë grimca nga mjeshtëria e poetit,
bota e e tij e thellë ,nuk njeh dylbi,
sheh me teleskop yjet e meteoret,
s’ka ndalesë për të në gjithsië.
&
Emri i Letrave lexohet në vareza:
” ç’mbetet nga shosha e jetës,
që lexohet nga shekujt,kujtesa ,
s’është ender, poezi e te vërtetës…
-Besoni,poetet bëjnë “Vaksina vargje” ,
të luftojnë me shpirt Pandeminë ” !.
GEZUAR …21 ,me shendet e dashuri!
Luan Kalana.SHBA.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com