November 21, 2024

Lindi drita në mëngjeze… – Fatmira Lazaj Milori

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

kushtuar : Diktorresh Rushen Golëmi

Lindi drita në mëngjeze…
Hëna tha: të fle pak unë,
Dielli …..lëshonte rreze ,…
Qiejt ….ësht’ shkelqimi ynë!

Nëpër hone dashurish ,
kish ngritur , folenë një zanë,
Prindrit e gostitën jetën ,
Genet …..,dhuratë ja dhanë!

Nur o nur i mirësisë,
Gjerdan të varur cdo vlerë,
Gjak nga gjak’i tyre pate,
“Mëmëzonjat “në cdo derë!

Golëmi , uror – stërrall,….
Me të ndezur mënçuritë…
bijat marrë genin me vehte,
përmbi maja shkrepnin dritë!

Çele dritë …..nderove troje ,
Moj e ëmla përmbi hoje,
Qumështi që të dha nëna ,
Një Dibrane …..trojet tona!!

E mëncur …..sa përmbi shkronja,
Fshehur dituria thellë,
E kujt do ti shkonte mëndja ,
Lind …..Bilali dhe njëherë!(Doktorr
Bilal Golëmi )

Lindi …. përmbi Hënë lindi,
Linde ……..Rushen bukuria ,
Qerpiku që , s’kishte gjumë,
Me të zgjuar ….dashuria!

Bisturia si në ëndrra …
Lot e dhimbje për çdo jetë…
N’ato pellgje dashurie,/……
Rusheni qe Zoti vet!

Kalëruar përmbi dhimbje,
Në zemrat që kish veç gjak,
Ishe deti …..oqeani ,
Shqipëria ……pati fat!

Moj e thjeshta , përmbi dije,
Margarit ‘ rritur në hije,….
Nata të zinte mbi varka ,
Dita …..mbi rrugë të gjata ……,

I mungon vëndit një zonjë,
Nga ato që ndriste sharmi,
Dhe kur ylli rrezatonte ,….
Dil Rushen … se s’jam i pari!

Kemi mall …..mjellm’e liqenit
Në bregun ku more jetë,
Moj sorkadhja përmbi male
Mbirë lisa në cdo brez!

S’keni ikur , aty jeni,…..
Roje qiejsh , përmbi troje …..
syri bukur i pagjume,……/…
Rusheni bij’e Golëme!

Fatmira Milori
Pensilvani 22/8/2018

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com