Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zonja Kryevepër.

Edhe sot mëngjesi më zbardhi herët
Ankthi më shoqëroi edhe sot,
Me plogështi e lëngesë dola në mëngjes
Edhe somnambulizmi nga unë kishte kujdes.

Në ëndërr të shihja shpesh
E më linte pasoja gjithandej,
Jam mërzitur me ty
Se shpresoja shumë në shprehjen “ne të dy”.

Sa mbyll sytë më shfaqet një engjull
E ajo s’je ti, mos u lëndo më thotë
Më shoqëron gjatë natës e më shëtit në botë
Por mendja ime rri te ti, është e kotë.

Kur dëgjova për herë të parë
Thashe kjo me mua s’ka për të ngjarë,
E mira me të mirë duhet larë
E keqja le të zhytet thellë në drarë

Jam i fortë, e di se do ta kaloj
Por si t’ia tregoj këtë fuqi ndjenjave,
Ato s’më kuptojnë, më duket më kanë lënë vetë
Po veprojnë në vete, mua më hodhën në det.

E ti tani je e lirë, sillesh e pshtillesh nëpër qoshet e qytetit
Do të kalojë dhe kjo, e unë s’do të jem duke të kërkuar,
Ti do të kërkosh tjetër
Se dera të hysh te unë, u mbyll zonja Kryevepër.

Genc Qorrolli

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com