Urim përmes mallit – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Miq,shokë,dhedashamirës, një urim nga zemra për Ju, me të cilët s’kam mundësinë të ngre një dolli bashkë në mirësi, se koha ashpër na ndau në largësi përmes poezisë:
URIM PËRMES MALLIT
Iku dhe ky vit,
Mbetëm kohë pa u takuar,
Shumë kohë…
Degët e mallit u thyen
Nga mbipesha,
Asnjë gjethe s’beti pa u rrëzuar.
Cikloni i jetës i mori me vete,
Yjëve i shpërndau.
E unë këtë Dhjetor
Kur shikoj yjet,
Ndjej fëshfërimën e gjetheve,
Konturoj mallin tuaj,
Shkallmoj me hobe harresën.
31/12/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com