Edhe një letër, Atdhe – Mentor Thaqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
EDHE NJË LETER, ATDHE
AtDhe,
sa herë t´shkrova letër, e bukur t´shpeshta kenë,
gjithmonë n´derë m´erdhën,
mbas gjashtëjavë èndjesh
Kurrë s´e morra vesh,
se adresën t´njëtë e patem, kot adresë tjetër lypja
Edhe hallet me derte t´njëjta,
unë për ty pak e hiç, ti pa mua diç,
sall shpresa sa s´na vdiq
Më ndje, po t´ngushtoj pak përmes vetes teme,
po mullonin që m´âshtë mbledhë
s´kam ku ta çfry, s´kam ku t´a hedhë
Ah, fundvitet si t´njëjta, nuk po i bijnë t´pritnet
e shpresa po plaket, e … arsyeja po venitet
AtDhe … i kuj je, bre, që kurrë s´ma thè,
adresen e kemi t´njëjtë,
po sall për ankesa e rënkesa
…
Mentor Thaqi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com