Betimi im – Bedri Hoxha
Betimi im
Larg teje kur jam
sikur m’shkulet shpirti,ndiej mall per ty!
Sikur zemra te fliste me fjale dashurie,
loti me fjale dhimbjeje,
atehere do ta kuptoje
sa te dua o atdheu im i vogel !
O dashuri qe me ke roberuar
o zjarr qe nuk shuhesh kurre!
Sa desha ne kraharorin tend
mengjeseve te jem zgjuar,
i cmallur ne dashuri!
O atdheu im i vogel,
shume here me je zemeruar,
te ankohem edhe kur me do shume!
Ah sa desha te me mbaje prane vetes ,
vath ne vesh , zinxhirr nen gushe!
O atdheu im i vogel !
Ti je nje diell me dashuri!
Je nje hene e qiell me yje ,
ti sjell shiun e puthjeve per freski,
ylberin e shikimeve sy me sy!
Te kam thene o atdhe ,
varjen dhe plumbin i pranoj per ty!
Se te dua mbi veten ,
te dua si zemren ,shpirtin ,jeten dhe syte!
Betim per ty !
Une endacaku neper stacione,
pyes e vrapoj , nje tren te lire te gjej!
Sa desha ne krevatin tend te vij
te clodhem atdhe,ta jap dhe shpirtin ,
me dashurine tende te mbulohem,jo me dhe!
Te dua atdheu im i vogel!