Përjetimi do fantazi – Zeqir Hysa
PËRJETIMI DO FANTAZI..
E di që koha do vetëm jetë të promovojë,
të fluturoj pa hesap,jetë të asimilojë,
si koha me jetën time,që don të garojë,
në rrugën e çartur,mençurinë të tregojë.
Ka çaste kur mendoj dhe merakun,
se shumë po e urrej dhe boshllëkun,
si gurë harese, që shkëlqen pendesën,
stivoj karakterin ,si qumështi kajmakun.
Dua tingujt e ëmbël si hit të përqafimit,
të dashurojë fort sublimen e përjetimit,
të përjetojë kohën ,si lumturi e përjetshme,
që koha me ego,të vrapoj shumë e ethëshme.
Di të shpërfill keqas, arsyet e mërzitshme,
fantazia njerëzore të punojë,pa hamendje,
përtej mureve me frengji të përbuz vdekjen ,
vetëm në dashuri,them se ka frymëmarje.
I shpërqendruar e lej veten, tek fantazoj,
në pritje u plaka,jeta më duket një çast,
e shijojë dashurinë siç dhe vdekjen e urrej,
fantazitë e logjikshme,si shpërfill si rast.
Jam filxhan ,si kartë në dorë të fallxhores,
askush nuk ka dëshirë buzët mbi mua ti vendos,
respektoj me ëndje dritën,jetën,qefin që egzistojnë.
dëshira të fshehura tek unë,me forcë bëlbëzojnë.