August 6, 2024

Sa do të doja – Sahit Shala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SA DO TË DOJA

Sa do të doja t‟i pyes kreshtat,
Se kanë shumë për të na thënë,
-Pse njerëzia, i ngrenë heshtat,
Njëri- tjetrin për ta ngrënë?!

Sa do të doja t‟i pyes malet,
Se mbajnë mend nga historia,
-Pse shumë njerëz harruan varret,
Për lakmi i mbrehë zilia!?

Nënë natyrën e pyes në vete,
Se na falë shumë mrekulli,
Për hirë tonë, na e falë dritën,
Na përkëdhelë me plot butësi!

Do t‟i pyes diellin e hënën,
Që me dritë e thyejnë errësirën,
-Pse mëritë na ndalin zemrën,
Madje themi e duam t‟ mirën!?

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com