Kur shihem me vetën – Agron Jashari
Kur shihem me vetën
…kur shihem me vetën, në sy,
asnjëherë s’mund ta gënjejë!
dua, por nuk arrijë t’ia fsheh,
as t’ia justifikojë të metat,
gabimet, dështimet.
kam gabuar,
jo një herë, jo dy herë…
kam gabuar!
kur është dashtë të hesht, kam folur,
kur është dashtë të flas, çuditërisht, kam heshtur!
kur është dashtë të dyshojë,
verbërisht kam besuar,
kur është dashtë të injorojë,
kam dashuruar.
kam pritur kur s’ka pas më kohë,
kam vepruar kur është dashtë të pres,
jam larguar kur është dashtë të ofrohem,
kam shkuar pas kur është dashtë të iki.
kam qenë i sinqertë, kur është dashtë të jem “djallzor”
kam pranuar kur është dashtë të them: “JO”
dhe për të gjitha këto,
kam paguar,
shtrenjtë kam paguar…!!!
@gron.jashari