Buzë Adriatikut – Zymer H. Haliti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BUZË ADRIATIKUT
Nga larg vijnë dallgët qetë-qetë
Kaltërsia e tij m’i kënaq sytë e mi
Krenohem,kënaqem për ty o det
Që të kemi në tokën tonë,Shqipëri
Shikoj përreth njerëz të rrezitur kudo
Nga viset e ndryshme,tokat arbërore
Ndihem i lumtur se ēshtë e mirë kjo
Që gjendem i lire në trojet shekullore
Mjaft jetuam të ndarë e në pushtime
Mjaft duroi kjo e shtrenjta nëna ime
Sot krenarë me ju martir e martire…
Që dhuruat jetën për Arbërinë time.
Adriatiku hesht,valët valëzojnë qetë
Ndihem si në shtëpinë time shqiptar
Ndaj për ty sot shkruaj o i madhi det
Kaltërsia jote po mē bën mua krenar.
Zymer H.Haliti,20 korrik 2020,në Durrës
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com