August 7, 2024

Tallsit dhe te tallurit – Florenca Rada

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Tallsit dhe te tallurit

Ne dy bote jemi ndare
Ne te tallur dhe ne talles.
Nuk eshte shume per tu cuditur
Dhe shume jo, per tu habitur.

Do te pyesni :
Po kush valle?
Kush ka mundur qe te talle? Te tallurit cilet jane?

Eh! Kjo s’eshte qe po ndodh sot,
Ka egzistuar jete e mot,
Shume vite me perpara,
Vazhdon te jete edhe sot.

Nuk po shkoj shume larg,
Po kujtoj 39-ten,
Mbreti iku dhe e la
Popullin e gjore fukara.

Pa rrembeu dhe floririn,
Sikur te ishte prone e tij,
Memedheun tradhetoi,
Koken e vet e shpetoi.

Pa na i ngriten dhe monument,
Per vjedhjen heroike qe beri,
Nuk e prishin kurrsesi,
Burre trim per tradheti.

Me trimri dhe heroizem,
Te 28 – mije deshmorve,
Vendi yne u clirua
Dhe liria u fitua.

Filloj vendi te rindertohet,
Dalngadale mirqenia u rit,
Ne cdo kongres me goje hapur,
Prisnim te madhin ndryshim.

Kopsht me lule do e bejme,
Vendin tone Shqiperi,
Do te hajme me luge floriri
Bota gjithe do na kete zili

Sa te tallur ishin te tallurit,
Kur genjehej me pa turpesi,
Kur na ndodhte nonje fatkeqsi,
Nje rrobe te zeze, askush se kish.

Po ti shihje ata ne funksion,
Veshur, krehur si liliput,
Majmur, ntrashur si arrinj.
Ne na shisnin mend gjithnji.

Mbas shume vitesh filloj levizja,
U luftua monarkia,
U fitua demokracia.
Me ne fund erdhi liria.

Shume gjera u premtuan,
Populli shume u lumturua,
Zaptoi toke, ndertoi shtepi,
Rembeu dhe arme per liri.

U vrane u prene midis tyre,
Cdo gje ne vend u shkatrua
Ato pak punishte qe ishin,
Nga te gjithe u harruan.

Iken gjithe ne kurbet,
Shtepine e tjetrit te ndertonin,
Lane Shqiprine ne harese,
Nene e babe e cdo krijese.

Me qe ka demokraci,
U formuan dhe shume parti.
Midis tyre konkurojne
Vendin e pare te fitojne.

Ti shikosh ne kuvend,
Haen, grihen si ata qente,
Kercet grushti edhe cizmja,
Figure te bukur qe na bejne.

Mos u merzisni na thone,
Te korruptuarit po i zbulojme.
Qe nga kush u vodh floriri
Dhe me snajper kush shtiri.

Dhe ne te tallurit besojme,
Nga tallsit qe ju ka plas cipa,
Sy per sy te genjejne,
T’ja japesh voten te pelqejne.

Ska njeri mos ndjeje zgenjim,
Kur i sheh ne parlament,
Ulerrijne me isterizem,
Nga ana tjeter, puthen me qef.

Kjo tregon se jane dakord,
Per te mbrojtur njeri tjetrin,
Qe te gjithe jane te perlyer
Vjedhje, tallje, korrupsion.

Ja keshtu ne te ngratit,
Gjith drejtusit na kane tall,
Mos kujtoje cdo kush nga ata,
Mallkimin e popullit, mbrapa e kane.

FL. RADA
ITALI 20 /7/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com