August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Oh

Ç’më ikë mendjën…
Ai nuri yt engjëllor.
Ai sybukuri – ulli i zi.
Për një çast;
fanitem magjishë.
Fare më deh…
lundrimi n’oazë të lumturisë,
kur më vjen në vegime,
e vijëzuar për mrekulli,
nga Perëndi e madhërishme,
ëmbëlakja – shtatin qiparis.
E mua!
Si vullkan më shpërthen.
Një ndjenjë e prushtë,
që më vlon në gji,
për atë bukuri të hyjnishme.
Të shtat qiejtë,
do i ngjis,
nga lava e dashurisë.

Lumni Nimani
19. 07. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com