August 5, 2024

Mall nder vite… – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MALL NDER VITE…

Sa shume vite shkuan,
dhe kemi ndryshuar,
kaq shume, sa vehten,
s;e vendosim dot,
ne te njejtin kandar,
se s;mundet te vihen perkrah,
femijeria me pafajesine,
me kete te sotmen,
qe fjalen mban….
Nga ajo, kembengulja,
gjithcka per te prekur,
tek terheqja,
ne kete bote te thate,
ku eksperiencat jetesore,
s’te lene rehat…..
Qeshja me shpirt,
dhe me ze te larte,
tek buzeqeshja,
me doren para gojes,
per shkak prishje te qetesise,
dhe difekte tashme,
qe erdhen prej moshes.
Rinia e hershme,
qe te mban ne qiellin e shtate,
tek keto dite e nete,
kredhur ne mendime,
ngjizur prej pagjumesise,
deri sa zgjohen, agimet…
Kam mall,
e nuk i kthej dot pas,
ditet plot gaz, te femijerise,
netet e ditet e zhurmshme,
te rinise se hershme,
plot ngritje e ulje,
per shkak te njerezise.
Dashurine e thelle,
mbetur ne shpirt djerre,
si nje komete,
qe digjet galaksive,
e ne toke zbret, vetem hiri,
qe era e shperndan, si trend,
ne cdo vend….
Eh si iken vitet…..

Tirane 20 07 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com