August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sadbere Gagica-SPAHIJA

SYRI

Përtej dhembjes më ik
Kërkon udhë lumnie
Puhizë e detit ballin ma prek
Buzëmbrëmjes endem vendlindjes
Kërkoj kokën time lagjeve
Ndjehem flutur në krahë kënge
Loti është është bërë moti ujëvarë
Mbi buzëqeshjen time një dallëndyshe
Merr udhë mërgimesh të shkreta
Një fjalë është plakur në vargje
Syri qiellit bredh si zog I humbur
Retë e bardha kur brufullojnë
Të pres mes pikave të shiut
Me zotin flas në mesnatë
Emri im në rasën kallëzore
Tremb laraskat zëçjerra
Maskat kanë rënë në teatër?!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com