Sa më mungon – Kujtim Hajdari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SA MË MUNGON
Një përqafim, një puthje malli,
Dhe pjesë e turmës u bëre ti,
Mua pas pak frymën ma ndali,
Më mbyti ajri në zaguzhi.
Përtej kontrollit hodha sytë,
Dhe kur s’të pashë u ndjeva bosh,
Mua çdo ndarje më vret, më mbyt,
Kujtime, ndjenja m’i tërheq osh.
Aeroportin skanoja me sy,
Gati t’thërrisja me zë të lartë,
Të ndjeja zërin, të flisja ty,
Bridhja rrotull si i përçart.
Edhe pse për pak ditë ike,
Nuk e di sa u ndjeva keq,
Sikur shekuj larg më rrike,
Sikur shpirtit diçka m’i heq.
KUJTIM HAJDARI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com