August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TURBULL

Edhe pse ke qenë në pritje,
Ndodh papritur

Ti je aty,
Aty ke qenë dhe më parë,
Të njejtët roje ke,
Nuk je nisur se mos qëllon në shenjë,
As se mos takon atë të fundit
Thjeshtë, ke dal “veç hajt”
Apo ti blesh ilaqet plakut
Laku ishte vënë pa plan,
Por pa plan nuk ndodh asgjë,
Për hall kish dal dhe bota
Apo ishte te puna e vet,
Rrufetë u kryqëzuan papritur,
Pa pasur asnjë re në qiell
Dhe s’kishte sesi,
veçse të biesh

Dhe pas kësaj më kurrë s’do të jesh ai që ke qenë,
Ama bash kurrë
Duhet pak kohë që ta kuptosh rënien,
Pastaj edhe pak për ta pranuar,

Nga kjo ditë
Në të njejtën pjatë do të servohen
Urrejtja e dashuria,
Zënkat e pajtimet,
Presionet e lajkat,
Këmbënguljet e lëshuarjet pe,
Me një pe të hollë e të padukshëm, si kufi

C’ti bësh, e trasuar kështu na është rruga,
Edhe ne, të gatuar ashtu

Po s’e mësuam se edhe vjellja ka shije,
Asnjëhere s’do mund ta shijojmë ngrënien!

@gron.jashari

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com