August 10, 2024

Vetëm për ty lule… – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VETËM PËR TY LULE…

Ka ditë që lotët i ligjërojnë shpirtit,
heshtjes tënde tinzare,plot fshehtësi,
ka ditë që fjala jote,puth fundin e fatit,
ti lule po kthehesh si parfum në largësi.

Si urë e ndezur,më rri ti në ashtin e zemrës,
ndër mendime yjesh,zbukuruar sipetale lulesh,
po ti lule heshtë si tabutë plot erësirë voresh,
Nuk kupton te shpirti im mbjell lule vuajtjesh,

Si para furtunës,qanë zemra e rebeluar,
me ëndra ëngjëllore,të prita si besnik,
po ti do me e sosë shpresën e lumturuar,
u ktheve në idil,si lulja mos më prek.

Trishtim që bie në shpirt si shi me acid,
të luta për dashuri,po veç fjalë më dhe,
u zhyta në kaltërsinë e paqtë shpirtit tënd,
lule veç pasiguri në shpirtin tim mbodhe.

Në shpirtin tim u formësove si lule,
e unë shpirtin ta dhash,,ty pa frikë,
po ti ma çove zemrën në polin e ngrirë,
ndër lulesh e bukur ,lutem qëndro besnike.

Ti më je e dashura mes tër florës së luleve,
në xhanin e zemrës të mbodha plot dashuri,
më degdise shumë keq më le mes dhimbjeve,
po le të vuaj shpirti im veç për ty gjithësesi.

Unë pranë teje jam miku më i dashur e më i miri,
më dashuri trupin ta mbulojë si me stoli floriri,
të lutem me shpirtrat , të bekojmë tonën dashuri,
e di që shpirtin e ke copë, po duhemi pa mblesëri.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com