Lumturia – Tomor Buzi
LUMTURIA.
Lumturia nuk janë sallonet mondane plot ngërdheshje,
Ku hipokrizia mbanë erën e qelbur të delirit,
Ajo është aty, ku cepi buzës ‘fshehë’ buzëqeshjen,
Ngjyrosur, me vështrimin tingëllues të syrit !
Ajo është aty, pranë teje, mes tingullit të valëve të detit
Të flladit që psherëtin, të lotit që shpirtin qetësonë,
Aty ku shiu lag sytë, buzët, nën tiguj të heshtur,
Aty ku qetësia zbukuronë vetminë si medalionë !
Ajo nuk fle në suita dashnorësh rethuar me salltanete
As në sallone ku damat zbukurohen me bizhu kurtizanesh,
Ajo është pranë teje, fshehur thellë në hone, si dete,
Mbas enigmës, së shpirtit, rethuar me dallgë oqeanesh !
Tomor Buzi. ‘Miqtë e POEZISË’ 22.07.2020.