August 3, 2024

Opsion i dytë – Agron Jashari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Opsion i dytë

…kam bërë kilometra e kilometra,
vetëm nga afër, një fytyrë për të parë,
kam përzgjedh fjalë, kam shkruar letra,
kam pranuar, se më përvëlon një mall.

i kam rënë telefonit sa e sa herë,
për të dëgjuar një zë, që m’dukej melodi,
në lokalin e lagjës së saj, mbështetur në derë,
me orë të tëra kam prit, gjersa ajo andej të vij.

kam zgjedh vargje, rima, metafora, me kujdes,
pa lajka i kam bërë, komplimentet më epike,
jam munduar ta bëj, të ndihej si princeshë,
jam munduar ta bind, se është femër unike.

e një gjë, s’kam mundur e lejuar ta bëj kurrë,
të përul dinjitetin tim, të veshur me krenari,
si ç’kam parë të bëj, një i dobët e një i paburrë,
gjoja për të dëshmuar një dashuri.

më është drithëru, fort e fort kjo zemër,
më është tharë goja, m’kanë ngec fjalë në fyt,
por kurrë në jetë, s’kam dashuruar një femër,
për të cilën kam qenë, opsion i dytë!..

@gron.jashari

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com