Ditëlindja ime – Myrto Hysaj
Ditëlindja ime
Jeni JU,e shtrenjta nënë.
Ëndrra,gjaku,loti juaj.
Frymë,qumësht,diell,hënë.
Qenia ime,me ju rrugëtuar.
Loti im i parë,mbi faqe.
Te syt tuaj,kishte amë.
Buzët,të parën hapje.
Me ju,shtrenjtësia nënë.
Mbi lëkurën time të butë.
Gishtërinjt tuaj,lanë kodim.
Ndjesi,që ngjan si prushë.
Dashuri gjith jetën,dyshifrim.
Puthja juaj,më falë planet.
Përqafimi,m’afron galaktikë!
Botën do e lija dhe pa mbret.
Nëna KURORË,për mbretëritë.
Çfar kishit,ma dhatë!
Jetë,tokë,qiell,gjithësinë.
Për vete,mbajtët një datë.
Çastet,kur mua më ke lindë.
Me to thurët ardhmërin time.
Me ëndrra,lutje dhe bekime!
Që përjetësisht,t’kisha ditëlindje.
Unë gjysma juaj -JU tërësia ime!
Myrto Hysaj 08 korrik 2020.